Orari i punës (e hënë - e premte): 08:00 deri në 16:30

m-one logo

Rreth nesh

Milšped Albania është pjesë e sistemit të madh Milšped Group, i cili me eksperiencën e tij shumëvjeçare dhe lidershipin në treg në fushat e transportit, spedicionit dhe logjistikës, mundësoi ngritjen e këtij shërbimi ndërlidhës bashkëkohor.
Milšped Albania u themelua në vitin 2022 me një mision për të ofruar mbështetje strategjike dhe për të mundësuar rritjen e sigurt e të qëndrueshëm së bizneseve të klientëve të saj duke përmirësuar dhe përsosur vazhdimisht proceset logjistike me metodat dhe teknologjitë më të avancuara në procesin e shpërndarjes.

Angazhimi ynë i përditshëm konsiston në ndërtimin e një partneriteti cilësore dhe afatgjatë me të gjithë përdoruesit e shërbimeve tona. Ne gjejmë zgjidhjet më të mira për të gjitha kërkesat e klientëve tanë, pavarësisht nga kompleksiteti i secilit projekt.

Nëpërmjet një ekipi operatoresh profesionistë, Milšped Albania përmbush plotësisht nevojat e klientëve të saj me një rrjet të gjerë shpërndarjeje në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ne jemi të përkushtuar maksimalisht për të ofruar shërbime me cilësi të lartë, me synimin për t'u njohur si sinonim i cilësisë dhe besimit.

I Juaji Milšped Albania Sh.p.k